OBSH: Po testojmë në njerëz ilaçet e malaries dhe HIV, kundër koronavirusit
Dritare.net
Pacientët e parë të prekur me koronavirus, po marrin trajtim me ilaçe të sëmundjeve të tjera që kanë prekur njerëzit. Këto teste po bëhen në Spanjë dhe Norvegji, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Zyrtarët shëndetësorë botërorë po testojnë katër nga ilaçet më premtuese për të luftuar Covid-19, duke përfshirë këtu dhe ilaçin kundër malaries dhe atë kundër HIV.
Ende nuk është zbuluar kura për trajtimin e Covid-19, por janë duke u bërë një numër provash klinike.
Zyrtarët e OBSH-së u kanë kërkuar vendeve që të ndalojnë përdorimin e ilaçeve që nuk janë provuar të jenë efektive kundër Covid-19.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se tha se vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati pas 12-18 muajsh.
“Gati gjysmë milion raste janë të konfirmuara me koronavirus në botë dhe janë regjistruar më shumë se 20,000 vdekje. Këto janë shifra tragjike, por mos harroni se më shumë se 100,000 janë shëruar. Ne duhet të bashkohemi dhe të luftojmë, me armikun e përbashkët”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së./E.B-dritare.net