Autopsia tregon se George Floyd kishte qenë me koronavirus
Dritare.net
Afro-amerikani George Floyd, vdekja e të cilit ka shkaktuar një valë të madhe protestash në SHBA, pas autopsisë ka rezultuar se ishte pozitiv me koronavirus.
Në raportin 20-faqësh të autopsisë së lëshuar nga Zyra e Ekzaminimit Mjekësor në Qarkun Hennepin, tregon se ai kishte qenë me virus që prej 3 prillit, shkruan BBC, informon dritare.net
Sidoqoftë, për shkak se kodi gjenetik i virusit mund të mbetet në trupin e dikujt me javë, ka të ngjarë që ai të ishte asimptomatik në kohën e vdekjes së tij, thuhet në raportin mjekësor.
Dr.Michael Baden, një ish-ekzaminues mjekësor në New Jork, i cili ishte një nga dy mjekët që kreu autopsinë private për Floyd, thë për New York Times se zyrtarët e qarkut nuk e kishin njoftuar atë që Floyd, ishte testuar pozitivisht për Covid-19./E.B-dritare.net