Aktorja proteston e zhveshur në ceremoninë e Oskarit francez
Dritare.net
Aktorja franceze Corinne Masiero protestoi e zhveshur gjatë ndarjes së çmimeve "César", duke kërkuar nga qeveria që të bëjë më shumë për të mbështetur kulturën gjatë pandemisë së koronavirusit.
57-vjeçarja kishte veshur një kostum gomari sipër një fustani me njolla gjaku, para se të zhvishej në skenën e ekuivalentit të Oskarit.
Kinematë janë mbyllur në Francë për më shumë se tre muaj. Çmimi për filmin më të mirë iu dha komedisë së errët të Albert Dupontel, “Adieu Les Cons”. Filmi, i cili përshkruan kalvarin e vuajtjeve të një gruaje të sëmurë në kërkim të foshnjës së saj, fitoi shtatë Césars, përfshirë një për regjisorin më të mirë. Çmimi për filmin më të mirë të huaj shkoi për “Another Round” të Danimarkës, drejtuar nga Thomas Vinterberg. Masiero ishte e ftuar në ceremoninë e së premtes për të prezantuar çmimin për kostumet më të mira./K.C/dritare.net