Matthew Perry tani mund të ketë nevojë për miqtë e tij që ta ngushëllojnë. Njeriu që na bëri të qeshim me lot për vite me radhë me rolin e tij në serialin “Friends” dhe e fejuara e tij, Molly Hurwitz i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Ndarja vjen gjashtë muaj pasi ylli televiziv i propozoi asaj për martesë.
Matthew e konfirmoi lajmin e ndarjes në një deklaratë për People Magazine.
"Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë dhe kjo jona është njëra prej tyre. I uroj Molly-y gjithë të mirat. ”, tha ai./K.C/dritare.net