Na ndiqni edhe në

Bota

Aeroporti i Frankfurtit përgatitet për të transportuar vaksinën e Covid-19!

Aeroporti i Frankfurtit përgatitet për të transportuar

Në kohën kur disa vaksina të COVID-19 janë pranë aprovimit, stafi i aeroportit të Frankfurtit po përgatitet për të trajtuar sfidën logjistike të transportimit të miliona dozave për të shpëtuar jetë në të gjithë botën.

Frankfurti është qendra më e madhe e Evropës për transportimin e mallrave farmaceutike dhe do të jetë thelbësore për suksesin e inokulimit të miliona njerëzve kundër koronavirusit.

Autoritetet e aeroportit kanë deklaruar se kanë qenë gati që prej muajit gusht.

Terminali i ngarkesave të aeroportit ka punuar gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pandemisë, duke shpërndarë ilaçe, veshje kirurgjikale dhe maska ​​dhe duke mbështetur zinxhirët botërorë të furnizimit.

Aty ka ka 12,000 metra katrorë depo me temperaturë të kontrolluar, thelbësore për ruajtjen e ilaçeve, me 2,000 metra katrorë depo të ftohtë, ideale për vaksinat.

“Fraport” kohët e fundit rriti investimet në platforma të lëvizshme frigoriferike të teknologjisë së lartë që transportojnë vaksinat nga magazinat e ftohta në avionë dhe deri tani ka 20 të tillë.

Disa vaksina, të tilla si një e prodhuar nga “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oxfordit, mund të transportohen në temperatura normale frigoriferike.

Por “Pfizer”, i zhvilluar në laboratorin “BioNTech” në Mainz, rreth 20 kilometra nga aeroporti i Frankfurtit, duhet të mbetet në rreth -70 gradë Celcius.

Aeroporti i Frankfurtit përgatitet për të transportuar

Ndërsa aeroporti ka kapacitetin për të trajtuar ngarkesat në temperaturë të ftohtë, autoritetet shëndetësore kanë vënë theksin në faktin se kapaciteti i fluturimit do të jetë një faktor kryesor në ritmin e shpërndarjes.

Sigurimi i një doze të vetme për gati tetë miliardë njerëz në botë do të kërkonte 8,000 avionë vlerësoi shoqata e transportit ajror IATA në shtator, duke shtuar se industria e transportit ajror përballet me "sfidën e saj më të madhe të të gjitha kohërave"./M.M-dritare.net