13-vjeçarja nga Japonia sportistja më e re që fiton medalje ari në Lojërat Olimpike
Dritare.net
Në një pasdite përvëluese në Tokio, një skateboarder e ktheu 13-vjeçaren Momiji Nishiya në garuesen më të vogël që fiton një medalje ari në Lojërat Olimpike.
Trembëdhjetë vjeçarja Nishiya i dha vendit pritës, Japonisë më shumë arsye për të brohoritur në garën olimpike të skateboardit.
"Unë jam me të vërtetë e lumtur.", tha ajo pasi rrëmbeu medaljen e arit.
Me skateboarding që bëri debutimin e saj në Lojërat e Tokios, Nishiya është vajza e parë që fiton një medalje të artë olimpike në këtë sport. Ajo është edhe sportistja më e re që ka fituar një medalje të artë olimpike për Japoninë. Rekordi i mëparshëm u vendos nga notarja Kyoko Iwasaki në Lojërat e Barcelonës në 1992-shin, kur ajo u bë notarja më e re që fitoi një medalje të artë olimpike në moshën 14-vjeçare.
Nishiya përfundoi me një rezultat prej 15.26 pikësh duke rrëmbyer medaljen e arit. Braziliania Rayssa Leal mori medaljen e argjendtë me 14.64 pikë dhe Funa Nakayama, gjithashtu nga Japonia mori medaljen e bronzit me 14.49 pikë./K.C/dritare.net