Rasti i fundit i kritikave pa vend nga ndjekësit, ishte Olta Boka.
“Na i shpife me ato dhëmbët e ndara, as vetes tënde nuk i bën hyzmet.”
E indinjuar ajo e publikoi komentin në rrjetet sociale, madje edhe përgjigjen e merituar për djalin që mbase dhëmbët mund t'i ketë të bashkuara, por mendjen e hallakatur.
"Unë Andi jam shumë e lumtur me veten time dhe madje nuk konsideroj asnjë gjë të shpifur tek dhëmbët e hapur, por më duket e shpifur goja e palarë që nxjerr helm sa herë ka mundësi! Fillo të kuptosh se çfarë është në të vërtetë hyzmeti. Këtë të fundit ia bëj vetes si fillim në shpirt, pastaj yarebi filloj të mendoj se si t’ia bëj qejfin Andit. Unë jam më shumë se dëshira jote për të më projektuar ndryshe.”
Aurela Gaçe po kështu publikoi disa ditë më parë një koment, ku shkruante se dikush i kishte kërkuar të bënte gjoksin, kështu do të ishte perfekte.
"Me tha para disa ditësh dikush qe beri ca matje ne trup( pune veshjesh) perfekt tha, kraharori me vithet, njësoj. Bej gjoksin tha e je perfekt", shkroi Aurela.
Shpesh e kritikuar, ka qenë edhe Ronela Hajati. Ky ka qenë një ndër rastet që komentuesit, e kanë ofenduar në lidhje me format trupore. Ronela nuk nguroi t'i përgjigjej.
Raste të tilla ka plot. Ne përzgjodhëm këto që kanë qenë më të përfolurat. Ajo që duhet të dini, është se njerëzit e famshëm, jo domosdoshmërish, duhet të jenë perfektë. Ata janë të njohur, publik, por janë nëna apo vajza që kanë një jetë si të gjithë të tjerat janë ekranit. Marrin, heqin kile, kanë rrudha, strija. Ndaj, mësojeni një herë e mirë, se vipat nuk janë perfektë.
Por po kështu edhe ata duhet të mësohen se shpesh do të kritikohen, me apo pa vend, fundja ky është çmimi që duhet të paguajnë për famën e tyre./L.F-dritare.net