Bojkoti/ Fakulteti i Filologjisë merr vendimin për vitin akademik

Pas bojkotimit të mësimit nga studentët dhe pedagogët, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka vendosur se si do procedohet gjatë këtij viti akademik pa dëmtuar formimin e studentëve.

Përmes një vendimi që mban firmën e dekanit të këtij universiteti është vendosur që periudha e mësimit të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti, ku mësohet se  mësimi do të zhvillohet  edhe gjatë fundjavës. Ndërsa sezoni i provimeve, po në të njëjtin vendim mendohet të shtyhet  pas datës 4-24 mars.

Vendimi Nr3

MBI STRUKTURËN E PËRSHTATUR PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Me qëllim realizimin e programeve të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen  e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen  e strukturës si vijon:

  1. Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të  mbahet mësim edhe në fundjavë, si dhe oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë-akademije. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv.dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019./A.C/dritare.net
LEXO DHE :  Ju pëlqejnë ushqimet e pjekura në zgarë? Ja rreziqet për shëndetin tuaj!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.