Boja ndaj kryeministrit, Spiropali: Na turpëruan në sy të botës!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Siroplai ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në Kuvend ku deputeti Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Rama.

“Në protestën e së shtunës do ta kthejnë atë bojë në zjarr për të djegur vendin. sa herë që gjërat shkojnë mirë opozita gjen një mënyrë për të na turpëruar në sy të botës. I bëj thirrje njerëzve që mos ndjekin shembuj të tillë por t’i qëndrojnë besnikë Shqipërisë, të gjithë shqiptarët të jenë në një zë që akte të tilla të mos përsëriten, por shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke i flakur njerëz të tillë”, tha Spiropali.

LEXO DHE :  Rama në Bratislavë/Poston videon gjatë konsultimit me këshilltarët

Elisa Spiropali ishte afër kryeministrit kur është qëlluar me bojë nga Edi Paloka, dhe reagimi i saj është i dukshëm, pasi i është drejtuar Palokës me dorë.

Ndërkohë, ndryshe ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe, i cili është spostuar nga Rama, që mesa duket nuk ka dashur t’i bjeri boja në fytyrë./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.