Bogdani: Do protestojmë për të gjitha shumëkatëshet në Park
Dritare.net
“Në 25 vite të gjithë kryetarët e bashkive janë përpjekur të kafshojnë parkun dhe kanë dështuar. Ky është i pari që i ka hyrë në zemër te parku.
Tha që nuk do pres pemë dhe e bëri. Tha që nuk do hedhë beton dhe hodhi. Bashkia ka hedhur 800 metra kub beton dhe për këtë është detyrim marrja e lejes.
Ka shumë hapësira për të bërë park, nuk ke nevojë që të presësh pemë dhe as të hedhësh beton. Është një park tematik. Bashkia ka përdorur termin kënd lojërash. Bashkia duhet të merrte lejë pasi aty hidhet beton, por kjo është një pjesë që duhet të hetohet nga prokuroria”, u shpreh Bogdani.
Ndërsa Erion Kristo e quajti protestën për Parkun te Liqeni Artificial një çështje të humbur.
"Parku është bërë i pakalueshëm. Më shqetëson se mungon komunikimi mes palëve. Më duket se të gjitha palët nuk do të fitojnë, kanë për të humbur të gjithë.
Ka një abuzim me dhunën, nga Bashkia, nga PD-ja dhe nga këta që protestojnë të cilët e kanë shkarë gojën.
Jam për një debat të shëndetshëm. Njerëzit nuk dalin nga liqeni se kanë frikë nga trazirat. Sepse ju që protestoni, nxisni dhunë. Çështja e parkut është kthyer në një çështje politike. Në momentin që është bërë e tillë kauza është e humbur”, u shpreh Kristo.
Bogdani u shpreh në emision, se pas Parkut do të vijë radha e një 40 katëshi te parku dhe e një shumëkatëshi në qendër të Tiranës, pa harruar të përmendë shumëkatshin te Fakulteti Ekonomik, përsëri afër Parkut. Për të gjitha këto, PD do të protestojë, tha ai./dritare.net