Blushi: Ramushi po paguan për demokracinë dhe lirinë, Kosova t’i jetë mirënjohëse!

Deputeti Ben Blushi, përmes një postimi ë facebook është shprehur se arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë “nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e kohëve që po ndryshojnë”.

Kreu i Libra-s shkruan se kjo ngjarje do te kete ndikim ne Prishtine dhe se kur Ramushi te lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.

Statusi i plote i Ben Blushit:

CMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë. Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një cmim mbi të ardhmen.

Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.

LEXO DHE :  Ministrja e Jashtme suedeze do vizitojë Shqipërinë, ja me kë do të takohet!

Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilesie. Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha. Kosova nuk bën përjashtim.Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme është cmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.