Blushi fton Manjën në Presidencë: Do të bashkohesh me popullin kundër grushtit të shtetit
Dritare.net
"Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!"- shkruan Manja.
Ndërkohë, kësaj deklarate të Manjës, i është përgjigjur zëdhënësi i presidentin, Ilir Meta, Tedi Blushi.
Blushi fton Manjën në konferencën e radhës në Presidencë. Me ironi, Blushi shkruan që Manja të marrë pjesë në konferencë jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve, por edhe si filozof që u shfaq sot.
“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.
Me qetësi dhe drejtësi!
Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.
Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!”,- shkruan Blushi në Facebook./K.C/dritare.net