Bllokimi i Universiteteve, Rama: Grupe me axhendë politike
Dritare.net
Mes studentëve brenda universiteteve dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike, mbrëmjen e së enjtes dhe gjatë ditës së premte.
Rama është shprehur se ata që bllokojnë universitetin janë grupe me axhendë politike.
“As në kohën e Ramiz Alisë s’është përdorur policia për të dhunuar studentët në universitete”, iu drejtua Ramës-Arjan Çani, drejtuesi i emisionit.
Rama u përgjigj: “Së pari zaptuesit e universitetit student s’është tillit, për studentet sot në Shqipëri mësimi ka filluar normalisht përveç në 3 fakultete ku 3 grushte studentesh me axhendë politike po pengojnë të tjetër të hyjnë në mësim. Kam marrë qindra mesazhe që thonë ‘duam te bëjmë mësim’, po s’na lejojnë”.
“Policia në dijeninë time ka ndërhyrë me kërkese të universitetit”,shtoi Rama.
Çani: Kush e ka kërkuar administratore i qeverisë?
Rama: Ata që e kane kërkuar…
Më tej vijoi: “Këta që kanë bllokuar universitetin ç‘kërkojnë”?
Çani: Kërkojnë rrëzimin e ligjit
Rama: Le të bëjnë një parti politike…/ I.M-Dritare.net