Bllokimi i rrugëve/ Basha në Milot, policia thirrje: Tubim i paligjshëm
E Enjte 25 Prill 2019, 18:06
Dritare.net
Kreu i PD, Lulzim Basha u është bashkuar tanimë protestuesve në Milot, të cilët kanë bllokuar rrugën kryesore që lidh veriun me Tiranën.
Nga ana tjetër në fillim të protestës në Milot, policia ka bërë thirrje me megafon që tubimi është i paligjshëm.
Njëkohësisht po protestohet edhe në Durrës atje ku është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në Elbasan, Lezhë dhe Fier./ I.M-Dritare.net