Bllokimi i negociatave/ Draftrezoluta e PE: Keqardhje për rolin e Macron dhe disa krerëve të tjerë

Euronews Albania zbulon draftin e parë të Rezolutës së Parlamentit Evropian të përgatitur nga të majtët, që pritet të pësojë ndryshime të mërkurën pasdite pas negociatave për kompromis me grupimet e tjera politike, para se të votohet të enjten në seancë plenare në Strasburg. Ndër të tjera në tekst i bëhet thirrje Këshillit të marrë përsipër përgjegjësitë e veta dhe të veprojë në përputhje me angazhimet e tij, ndërsa shprehet keqardhje për rolin e Presidentit të Francës dhe disa krerëve të tjerë për bllokimin e një vendimi në Këshillin e kaluar. Rezoluta e PE u formulua të martën, e pritet të ndryshojë të mërkurën, ndërsa në fillim ishte parashikuar vetëm një debat mbi dy vendet gjatë plenares së Strasburgut.
PE nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen./Marrë nga Instagrami i Euronews Albania

LEXO DHE :  Përplasjet për Kushtetuesen/ Meta e quajti mafioz të partisë, reagon kreu i KED

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.