Bllokimi i naftës në Ballsh, Rama: Lufta ndaj informalitetit, nis me të mëdhenjtë
Dritare.net
Ditën e sotme ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 550 ton karburant me naftë në rafinerinë e Ballshit. Sipas analizave, rezultoi se nafta ishte jashtë standarteve për t'u hedhur në treg. Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shprehet se të gjithë ata që merren përpunojnë naftën kanë dy mundësi të zgjedhin: Ose sipas ligjit, ose goditjen e tij.
"KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT. 550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit?
Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë! Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.
Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit", përfundon Rama./L.F-dritare.net