Mësohet se për të zgjidhur problemin u nis drejt pikës doganore Ministri për Evropën dhe punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Ai shoqeruar edhe nga ministrja e Kultures Kumbaro eshte takuar me qindra shqiptare qe jane ne pritje aty.
Me tone te forta ata i kane kerkuar zgjidhje Bushatit dhe e kane pyetur se si ka mundesi qe ndodhin te tilla situata.
“Pse nuk jeni informuar qe mbreme, pse nuk na kane informuar edhe ne, por presim ketu ne radhe prej oresh”- i jane drejtuar ata Bushatit.
Nga ana e tij, Bushati ka deklaruar se pala greke tha se ka rënë sistemi. Ai ka deklaruar se e njeh problemin dhe sipas tij, kjo ndodh se ka rënë sistemi. Ai tha se gjatë komunikimin e me homologët e tij i është pohuar se nuk ka asnjë problem përveç rënies së sistemit dhe se nuk i takon të bëj avokatin e askujt.
Bushati dhe Kumbaro i jane drejtuar edhe sportelit per te ndjekur nga afer situaten.
Ata kanë shpjeguar qytetarëve së sapo të zgjidhet problemi me sistemin në palën greke, do të vijoj sërish normalisht puna. Sipas Bushatit duhet që të tregohemi të duruar dhe të presim sa të rregullohet problemi.
Pritet që të takoj konsullin e Janinës mësohet se biseda do të fokusohet tek bllokimi i emigrantëve në kufi. Po ashtu mësohet se Konsulli Shqiptar në Janinë ka takuar emigrantët. Në Kakavijë vijojnë radhët e gjata të cilat vijojnë prej ditës së djeshme.