Aktori i njohur si Behlul nga seriali “Dashuri e Ndaluar”, Kivanc Tatlitug është futur në probleme për shkak të blerjes që ka bërë. Dritare.net informon se ai ka një qen por që mund ti hapë shumë telashe për shkak të ligjeve turke sepse nuk lejohet shit-blerja e kafshëve. Aktori i njohur ka një qen të llojit pitbull dhe kjo ka bërë që të gjithë fansat e tij të reagojnë kundër për shkak të qenit të tij sepse mendojnë se ai është një lloj kafshë e rrezikshme për shoqërinë./M.S-Dritare.net