Bleu 1 miliard lekë aksione me kursimet e rrogës, deputeti Peza thirret sot në Prokurori
E Martë 7 Shkurt 2017, 12:12
Dritare.net
Peza përpara mediave deklaroi se e gjithë pasuria e tij është transparente dhe publike, dhe është kontrolluar sistematikisht në këto 15 vitet e fundit.
Më parë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPKI) ka nisur hetimin e plotë për pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. Hetimi nisi pas raportimeve në media se bashkëshortja e deputetit ka blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë në një bankë private.