Bleona falenderon Bes Kallakun: Kinematografia shqiptare është rigjallëruar!
Dritare.net
Këngëtarja Bleona Qereti, pjesë e filmit i ka dedikuar një status Besit, ku thotë se tashmë kinemaja shqiptare është rigjallëruar, shkruan Dritare.net
“E lumturuar pafundësisht që kinematografia shqiptare është rigjallëruar. Faleminderit Bes Kallaku që më dhe oportunitetin të jem në këtë projekt që unë e kam bërë me shumë dashuri. Shpresoj që brezi i ri do të rritet me të njëjtën dashuri dhe mirënjohje që kemi pasur ne kur kemi qenë fëmijë për aktorët dhe filmat shqiptarë. Falenderoj të gjithë kolegët për profesionalizmin dhe dashurinë gjatë xhirimeve të këtij filmi”, shkruan Bleona në Instagram.
Edhe pse në vendin tonë mungon kritika e artit në çdo fushë, vlerësimet në raste të tilla merren ose nga shikueshmëria, ose nga personazhet publikë ose nga hapësira që zënë ngjarje të tilla në interenet. Urojmë që Bleona të ketë të drejtë për kinemanë tonë./ Dritare.net.