Blendi Fevziu mbledhje me stafin: Bëhuni gati!
E Mërkurë 30 Maj 2018, 23:11
Dritare.net
Dritare.net mëson nga burime pranë stafit të emisionit "Opinion", se ata kanë pasur sot, një mbledhje, ku Fevziu i ka lajmëruar, të bëhen gati për një lëvizje të mundshme drejt Top Channel.
Blendi Fevziu ka lënë TVSH, ku qëndroi vetëm një vit, për TV Klan, ku qëndroi pothuaj 19 vjet dhe dukej se nuk do lëvizte kurrë.
Ndërsa janë shtuar zërat që Fevziu po largohet për shkak të marrëdhënies së prishur me Frangaj, koha do tregojë nese gazetarit më jetëgjatë televiziv, ia mbylli deren e fames, Sandri, apo tregu.
Gjithsesi Fevziu shkon në një televizion që drejtohet prej mikut të tij më të mirë, Ben Blushit, me të cilin ka nisur rrugën e suksesit , ndërsa shkruan librin e përbashkët "100 ushtarët."/ dritare.net