Biznesmeni Bego e rriti kompaninë 20 fish, PD: Për rrugën Tiranë-Elbasan, mori 10 milionë dollarë
Dritare.net
Pas arrestimit, më datë 18 gusht, dje biznesmeni shqiptar u liruar nga burgu grek, pasi nga Interpoli italian u njoftua se, Bego nuk ishte më i dënuar, dhe nuk kishin arsye pse ta mbanin të burgosur.
Bego u arrestua, pasi akuzohej për trafik droge dhe vepra kriminale në Itali.
Ndërkohë, dje, Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka ngritur disa akuza kundrejt kreut të Grupit Socialist, Taulant Balla. Sipas tij, Balla shërbeu si sekser për t’i dhënë Begos një tender prej 500 milionë lekësh. Ndërkohë, sipas një bilanci të fundit të dorëzuar nga QKR-ja, ka rezultuar se, kompania ‘Inerte Expres” është rritur 20 herë këto tre vjetët e fundit.
Në periudhën 2012-2014, kompania ka patur një qarkullim vjetor nga 13 milionë deri në 52 milionë lekë në vit. Por xhiroja e fundit, e 2014-s është rritur edhe më shumë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2015 kompania arkëtoi 228 milionë lekë, ndërsa vitin e kaluar xhiroja e saj arriti në 762.6 milionë lekë ose 20 herë me shumë se tre vjet më parë.
Ditën e sotme, Partia Demokratike, është shprehur se, zgjerimi i bizneseve të Begos, në këto 3 vjet nuk është i rastësishëm, por si rezultat i lidhjes me pushtetin.
“Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit. Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.”, -u shpreh Strazimiri.