Biskota me shije limoni, të shpejta dhe të thjeshta

Biskotat me miell keku dhe shije limoni, përgatiten lehtë dhe thjeshtë dhe janë shumë të shijshme. Të përshtatshme për t’u konsumuar mes vakteve apo të shoqëruara me kafe dhe çaj. Më poshtë dritare.net ju tregon recetën.

Përbërësit:

  • 500 gr miell (për kek me shije limoni, paketë mielli e gatshme)
  • vezë
  • 1/3 filxhan vaj vegjetal
  • 1 lugë çaji ekstrakt limoni
  • 1/3 filxhan sheqer (industrial)

Përgatitja:

Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë Celsius. Hedhim përzierjen e kekut (miellin) në një tas të madh. Përziejmë me të vezët, vajin dhe ekstraktin e limonit. I trazojmë derisa të përzihen mirë.
Hedhim një lugë çaji plot me brumë në një tas me sheqer pluhur. Kështu bëjmë me të gjithë brumin. Rrotullojmë brumin rreth sheqerit derisa të mbulohet lehtë me sheqer.
Pasi të jetë sheqerosur i gjithë brumi (biskotat), i vëmë ato në një fletë gatimi pa yndyrë.
I pjekim për 6 deri në 9 minuta në furrën e nxehur që më parë. Anash, biskotat do të kenë ngjyrë kafe ndërsa nga brenda do të jenë të buta./E.B-dritare.net
LEXO DHE :  Video/ Autor i shumë vjedhjeve, ja momenti kur arrestohet 27-vjeçari i rrezikshëm nga Durrësi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.