Bileta më të lira, nga prilli një kompani low-cost nis fluturimet në Rinas

Në prill të 2017-ës, një tjetër kompani fluturimesh “low cost” do të operojë në Shqipëri. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës gjatë vizitës zyrtare në  Hungari me ministrin e Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që i hap rrugë fillimit të flututimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR. Duke u ndalur te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destiacione të tjera. Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave”, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare. Dervishaj u ndal dhe te Aeroporti i Kukësit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. “Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion këtë aeroport”, tha Dervishaj.

LEXO DHE :  Rama tha që do e hedhë në gjyq, reagon gazetari i Bild

Z.Seszták tha se ky Memorandum, është historik pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ministri Seszták, gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeorportin e Kukësit. Më tej Ministri Dervishaj dhe Ministri Hungarez Seszták  diskutuan  për të bashkëpunuar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritura. Ministri Seszták tha Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor. Dy zyrtarët e lartë ranë dakort që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorët të ndryshëm të ekonomisë./ Monitor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.