Bien temperaturat, ja si do të jetë moti në fundjavë!

Temperaturat e nxehta na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Edhe pse në mesditën e sotme pësuan rënie, duke regjistruar vlerën 36 gradë celsius në qytetin e Gjirokastrës, lagështira e lartë në ajër bëri që të kemi ndjesinë e zagushisë.

Fundjava na rezervon një mot të qëndrueshëm, vranësirat do të jenë kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Për të gjithë ata që po pushojnë përgjatë vijës bregdetare, në orët e para të mëngjesit do të kenë prezente mjegullën detare, e cila është karakteristike për ketë periudhë kohore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të pësojnë rënie ditën e shtunë, duke sjellë vlerat  15-36 °C dhe të dielën do të jenë  31-37°C./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ngjela: Ja pse Meta është në Hall!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.