Video/ Plagosje, kërcënim e mashtrim, bien në pranga tre të fortët nga Tirana
Dritare.net
Në pranga ka rënë 39-vjeçari me inicialet B. B., i cili në 15 janar 2019 ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit E. H., por për fat të mirë nuk e ka kapur. Mbi 39-vjeçarin rëndojnë akuzat e "Kanosjes" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 24-vjeçarin Xh. H., ndaj të cilit është caktuar masa arrest me burg për "vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim" dhe "armëmbajtje pa leje". Xh. H., një vit më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri 25-vjeçarin A. B., i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.
Në vijim të operacionit "Llogaritari", u arrestua 41-vjeçari E. B., i shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve" dhe "Krijimi i skemave mashtruese me TVSH"./ E.K.- Dritare.net