Rrjetet sociale kanë nxjerrë probleme sërish këtë të diel. Facebook, Whatsapp, Instagram kanë reshtur së funksionuar për disa minuta, duka alarmuar gjithë përdoruesit e tyre. Mediet e huaja shkruajnë se, shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.
Ende nuk ka sqarime nga kompanitë në lidhje me problemet e shfaqura me këto rrjete sociale./K.C/dritare.net