Pas
Elsa Toskës, betohen para presidentit të vendit, Ilir Meta edhe dy gjyqtaret e reja për në Kushtetuese, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtaret e reja u betuan para Presidentit Meta:
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”./K.C/dritare.net