Bes Kallaku: Ermalit ia kam thënë se jam më humorist se ai në emisionin e tij, por e preu!
Dritare.net
Besi shkruan në Instagram se batutën ia ka thënë edhe te emisioni i tij, por Ermali e ka prerë me montazh duke mos e transmetuar. Më tej ai vijon duke thënë se pasi ishte regjistruar emisioni e kishte telefonuar duke i thënë se batutën e tha aty dhe sipas tij e mbyllën telefonin me të qeshur dhe me urime.
Sa i takon Encës, Besi ka publikuar mesazhet ku i ka kërkuar ndjesë, duke i sqaruar se kometi i tij është keqinterpretuar.
Postimi i Bes Kallakut
Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkruajne yyyyyyy ca kishte shkruar Ai ashtu per ty e ca kishte thone per ty.
2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend.
E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.
Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar protagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkurroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlerësimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per t'i shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.
Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per t'i sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt. ?./E.B-dritare.net