Berlini reagon zyrtarisht: Opozita gaboi me djegien e mandateve

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reguar zyrtarisht në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Në një prononcim për “Deutche Welle” Ministria e Punëve të Jashtme gjermane shprehet se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.”

Ministria e Jashtme gjermane, e çuan gabim djegien e mandateve nga opozita.

“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë./I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Ahmetaj debaton ashpër me Rakipllarin: Mos guxo të akuzosh PS!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.