1 prill/ Berisha uron Ramën. VV uron Isa Mustafën
E Premte 1 Prill 2016, 11:11
Dritare.net
Edhe në Kosovë nuk kanë munguar urimet për 1 prillin. Lëvizja Vetëvendosje ka uruar kryeministrin Isa Mustafa dhe zv/kryeministrin Hashim Thaçi. Aktivistët e këtij subjekti kanë printuar një pankartë të gjatë 40 metra, ku kanë shënuar të gjitha premtimet e Mustafës dhe Thaçit për punësimin, shëndetesinë e marrëveshjeve me Beogradin, që sipas tyre nuk janë përmbushur si duhet.
Në krye të kësaj pankarte qëndron shënimi “Isa dhe Hashim urime 1 prillin, ditën tuaj”. Ky poster i madh është vendosur përgjatë gjithë gardhit rrethues te kryeministrisë.