Berisha thirrje Edi Ramës të dëgjojë aleatin e tij, reagon për ''Qeverinë e besimit''
Dritare.net
Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama të heq çdo kusht dhe t’u përgjigjet thirrjeve të opozitës duke vazhduar dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit.
Deklarata e Berishës
Rama si një personazh i Remarkut !
Të dashur miq, ndaj kërkesës së kreut të opozitës Lulzim Basha për dialog pa kushte, Rama përdor si mburojë kushtet. Për Edvinin, libri themelor i shtetit një herë quhet Kushtetutë e herën tjetër prostitutë!
Kështu në vitin 2007 kur ai kërkoi shtyrjen dhe zgjedhjet u shtynë tre muaj vetëm për certifikatën e gjendjes civile për zgjedhësin, e cila në Tiranë 70% të vendit lëshohej nga bashkitë socialiste, ajo nuk ishte Kushtetutë por ishte thjesht prostitutë!
Kurse tani që Rama ka mbushur vendin me drogë, banda, krim dhe që opozita kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve për të pasur zgjedhje të lira, Rama mbron karrigen e tij duke thënë se shtyrjen e zgjedhjeve nuk lejon Kushtetuta, sikur Kushtetuta lejon mbushjen e vendit me drogë dhe krim, të lidhur direkt me Edvinin.
Kësaj i thonë: karrigia e para! Në veprat e Remarkut është një personazh në një spital psikiatrik, i cili për shkak të sëmundjes në varësi nga hëna ndërronte emrin ku i shkonte e dashura për vizitë, njëherë e priste si Albert e herën tjetër si Robert!
Me këtë rast i bëj thirrje Edi Ramës të heqë çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve të opozitës por edhe të aleatit të qeverisjes së tij, mos të bllokojë por të nisë menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit!/dritare.net