Berisha-shqiptarëve: Nëse doni të rrëzoni Ramën, përgatituni për rezistencë në shesh!
Dritare.net
“Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri. Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë.
Por pse opozita nuk realizoi dot qëllimet e tjera që kishte?
“Opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera, rrëzimin e Edi Ramës dhe shkuarjen në zgjedhje të tjera. Në këtë realitet, opozita kishte qëllim vetëvrasjen me atë vendim që bëri? JO. Nuk e rrëzoi, sepse nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mos bindjen civile të shkallës së atij sa ti jepte shqelmin e Edi Ramës.",- tha Berisha.
Berisha u shpreh se, fakti që opozita dhe mazhoranca u ulën në tryezë për Reformën Zgjedhore, nuk do të thotë se garantohen zgjedhje të lira.
“Edi Rama për herë të parë në jetën e tij e tha këtë para një muaj apo dy muaj. Ai e ka refuzuar. Ai refuzonte një formulë të tillë dhe deklaronte që unë reformën zgjedhore do ta bëjë me opozitën që është brenda. Unë i deklaroja që të ftohej OHDIR-i dhe të ulen palët. Edhe zyra e OSBE thoshte që ne nuk kemi mjete. Kjo u bë. Rrëzohej apo jo Rama, kjo formë ishte etike, jo se kjo do bëjë zgjedhje të lira. Raporti i fundit i OHDIR-it shkatërroi përfundimisht zgjedhjet. Atëherë nëse opozita pas këtij raporti thotë që unë nuk ulem, opozita nuk vinte interesin e Shqipërisë përpara. Opozita është vetëm për zgjedhje dhe nëse opozita pas këtij raporti… Ka shumë vërejtje, ka 67 çështje për të adresuar. Ndaj opozita duhej të ulej, përndryshe dëshmonte se nuk e ka Shqipërinë të parën. Nëse opozita do të tregohej negativiste në këtë moment opozita do ta kishte shumë të vështirë të justifikonte përpara shqiptarëve. Nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën, shqiptarët duhet të përgatiten për një rezistencë në shesh. Është frikacak, është i pari që ia mbath nëse populli e rrethon.”,- tha ai./K.C/dritare.net