Berisha: Rama presion mbi Kushtetuesen për Kokëdhimën
Dritare.net
Sipas tij, Agaçi është angazhuar vetë, ku me presion dhe ku me korrupsion për të bindur gjyqtarët e Kushtetueses që të votojnë pro Kokëdhimës.
Statusi i plotë i Berishës në Fb
Presion banditesk i Edi Rames ndaj gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar sivlla Kokedhimen. Te dashur miq, burime prane Edi Rames bejne me dije se e tere kryeministria, me ne krye Edvin Kokedhimen eshte perqendruar me te gjitha mjetet e joshjet e shumta por edhe kercenimet me te egra direkte personale te Edvin Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar mandatin e hajdutit te shtetit, sivlla Kokedhimes. Gjykatesve ju eshte bere lista e te gjithe njerezve te punesuar nga kushurire Koleka dhe therriten nje nga nje nga boset e tyre duke u thene “vendimin ose vendin e punes”.
Sekretari i Pergjithshem i mafies qeveritare, Agaçi, po rremon ne dosje pronesie dhe dosje te tjera dhe vrapon per te korruptuar gjyqtare. Situata ne Gjykaten Kushtetuese nuk ka qene kurre e tille. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim stalinist te Edvin Kristaq Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese kerkoj ndalimin e menjehershem te ketij presioni kriminal mbi gjykaten qe eshte dhe garante e kushtetutes se vendit.