Berisha publikon foton: Rama duke u droguar. Gazetarët: Është montazh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar disa foto ku sipas tij kryeministri Edi Rama është duke marrë drogë.

Këto foto janë publikuar edhe më parë, ndërsa Berisha këmbënguli se janë të vërteta, gazetarët Blendi Fevziu dhe Lorenc Vangjeli u shprehën të bindur se janë montazhe.

Berisha: Interesi i jashtëzakonshëm nga publiku për foton.

Fevziu: Mirë, interesin e di unë, por foto ku janë?

Vangjeli: Është e sajuar.

Fevziu: Ajo është fotomontazh.

Berisha: Ku është e sajuar, shikoje pak. Vetëm montazh nuk ke këtu.

LEXO DHE :  Balla: Ilir Meta mos të na turpërojë më, Kuvendi nuk intimidohet

Vangjeli: Ky është fotomontazh.

Berisha: Absolutisht, asnjë shenjë foto montazhi nuk ka. Por, prisni tani, the montazh? Po këtu çfarë rrufit këtu me Gjushin.

Fevziu: Karamele, pse mes njerëzve do pi kokainë? Më fal Z.Berisha, Rama duke pirë kokainë, siç thoni ju, Gjushi dhe 500 veta që e shikojnë.

Berisha: Gjushi e shikon me admirim.

Fevziu: Ajo që nxore ishte fotomontazh.

Berisha: Je i vetmi në botë që thua është fotomontazh./I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.