Berisha: Nipi i Gjinushit i implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit, e ekzekutuan në Itali
Dritare.net
“Azem Hajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së”, tha Berisha
Berisha ka treguar më tej se me Azemin ka qenë shumë i afërt dhe e cilëson atë si kafshë politike.
“Ka qenë në mënyrë absolute e vetmja kafshë politike që kam njohur në jetën time. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, kishte reflekse politike të pakrahasueshme me njeri. Kishte si çdo njeri tjetër rënie ngjitje, por ishte njeriu që çdo ditë do hynte në zyrën time dhe më thoshte “cfarë do tu bëjmë sot”. Ishte tribun”, shprehet ish kreyministri.