Berisha: Llalla duhej t’i nënshtrohej vettingut
Dritare.net
Berisha ka folur edhe për ndaljen e procesit të vettingut për Llallën duke deklaruar se është një gjë e gabuar.
Si e komentoni vendimin e SHBA për Adriatik Llallën?
Vendimin e sekretarit Tillerson… natyrisht komentin kryesor duhet ta bëjë Adriatik Llalla. Për të ai vendim është i marrë, unë s’mund të them kur nuk di aferat për të cilat është marrë.
Si ish-kreu i organit të akuzës dhe ish-kreu i ILDKP a duhet t’i nënshtrohet Llalla vettingut?
Absolutisht unë e quaj veprim të gabuar nenin e heqjes së vettingut. Ai është një pragmatizëm i diktuar nga të huajt por jo i ndershëm. Në qoftë se unë kam shkelur, kam krijuar akte korruptive, kam gëzuar pasuri të paligjshme unë nuk duhet t’i gëzoj. Por Kushtetuta ka bërë një amnisti. E ka ndaluar Kushtetuta vettingun. Gjykatësi dhe prokurori që tërhiqet nga detyra ndërpritet vettingu. Çdo vendim i Kushtetueses është normë kushtetuese.
Nëse ka të dhëna për çdo njeri Prokuroria duhet të nisë hetimin, jo pse refuzoi. Unë nuk do isha dakord me ndërprerje vettingu./ I.M-Dritare.net