Berisha ‘korrigjon’ ambasadorin Lu : Këtu Al Kapone është kryeministër

Kryeministri Berisha i është përgjigjur deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha dje se ka ndryshim të madh mes Amerikës së viteve ’20 kur u shfaq Al Kapone dhe situatës sot në Shqipëri. “Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim. Edhe në SHBA ka probleme të tilla. Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20 por në fund u arrestua, kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor”, deklaroi Lu në një fjalim të mbajtur gjatë një konference me Avokatin e Popullit.

Berisha ka treguar sot në Parlament se kush janë sipas tij Al Kaponet e vërtetë në Shqipëri.

“Dje ambasadori i SHBA foli për Al Kaponen dhe Amerikën e viteve 20. Ndryshimi prapë është shumë i madh. Dua tua them shqiptarëve. Pse? Presidenti i viteve ’20 nuk kishte asnjë lidhje me Al Kaponen. Është e vërtetë që ai ishte bërë i fuqishëm, por Presidenti qëndronte si shtyllë e pamposhtur e besimit të amerikanëve. Kurse këtu Al Kapone është ushtar i super Al Kapones, i Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia jonë. Këtu Al Kapone është kryeministër. Përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar krimin”, tha Berisha.

LEXO DHE :  Gjykatësja kërcënohet në gjyqin e Shullazit: Më mirë tërhiqu si të tjerët

Gjithashtu, Berisha ka folur edhe për protestën dy ditore të studentëve që kërkojnë të pranohen në universitet. Sipas tij qëllimisht është bërë një skemë që ti orientojë studentët drejt universiteteve private.

“Cfarë ka ndodhur? Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm. Mijëra gjimnazistë shqiptarë, përfshi edhe atë që u shpall e dyta më e mirë në maturat e Shqipërisë kanë mbetur jashtë universiteteve. Juve u kujtohet se si Edi Rama nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin privat se do ta mbyll dhe do ta kyç. Unë isha nxitës i arsimit privat. Unë mbarova klasën e shtatë dhe më doli bursa për në Bashkimin Sovjetik. Ma morën. Diktaturë ishte, por të drejtën time në bazë të notave e nxora. Përsëri unë në Tiranë erdha dhe nxora të drejtën time. Kurse ata (studentët) vijnë në Tiranë dhe nuk nxjerrin dot asgjë”, tha Berisha.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.