Berisha: Ja pse u arrestua Hashim Thaçi!

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Gjatë intervistës, Berisha tregoi se pse ishte arrestuar presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Berishës, Thaçi ishte arrestuar për krim ordiner.

 “Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij. I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj”, deklaroi Berisha./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Mbytet pushuesi 60-vjeçar në Durrës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.