Berisha i kërkon Bashës, të mos këndojë më Himnin
Dritare.net
Fatmir Mehdiu: I bëj thirrje elektoratit tim që të mbajë qetësinë dhe mos të provokohet nga policia. I bëj thirrje të rrijë larg bombave dhe lëndëve plasëse që mund t’iu ngecin në dorë policia.
Kryemadhi: O Fate, lere mikrofonin dhe mos na ha kohën tani se nuk janë elektorati jot ata. Ti je parti e ish pronarëve që ose kanë vdekur ose vuajnë nga prostata dhe nuk largohen më shumë se 50 metra nga banja.
Mesila: Jam shumë e gëzuar që u bashkova prapë me opozitën. Tani nuk mungon asnje prej nesh qe humbem ne 2013-wn. Le ta festojmw me nja dy varje nëpër palma, ose edhe në pisha, nuk jam kundra.
Berisha: Luli, unë po iki tani, por mos harro se në fund do këndosh një këngë në mënyrë që të tmerrohen kriminelët aty brenda. Vetëm se drejtoi altoparlantët nga parlamenti, jo nga protestuesit se do na tmerrosh militantët.
Basha: Ça kënge të këndoj?
Berisha: Hymnin harroje se ka filluar dhe më del në ëndër dhe çohem i djersitur. Ndonjë tjetër ke mësuar?
Basha: Kam bërë prova me “Eja mblidhuni këtu këtu”.
Berisha: Shumë mirë. Bëj kujdes vetëm një strofë këndo, dhe mos mbaj Gazin afër kur ta këndosh se mos të keqkuptojnë mileti se kush duhet të mblidhet. Ika tani.
Kryemadhi: Doktor, po rri edhe pak aman, se.... Mirë mirë, si të duash.
Basha: Monika, se po sulmojnë disa militantë tek dera, të shkojmë ti largojmë.
Kryemadhi: Lere se shkoj unë se janë të mitë, ti do largosh ata të tutë kur të sulmojmë presidencën.
Basha: Okej, po i them ndonjë intelektuali nga deputetët e mi që të bëjnë thirrje për qetësi. Flamur, folju.
Flamuri: A keni nëna, a keni motra, a keni gra, o legena, o mburacakë, o zagarë, po ku në .... do shkoni pas një muaji, o plehra.
Tit Vasili: O Luli, hiqja këtij mikrofonin mor burrë se ka familje me fëmijë të vegjël tek pallatet këtu afër. E kuptoj që ky ka pasur fëmijëri të vështirë, por nuk bën që të dukemi sikur jemi si opozitë të abuzuar që kalamaj.
Basha: E drejtë, ja ti them Gazit të flasi
Tit Vasili: Lere lere fare. Më mirë të na marin si Muli sesa si Gazi./dritare.net