Berisha: Dhe në kohën e Partisë Demokratike kishte korrupsion!
E Enjte 12 Shtator 2019, 23:11
Dritare.net
“Ka pasur korrupsion edhe në kohën e Partisë Demokratike. Me një buxhet aq sa ka qenë dhe rritje e borxhit publik me 4 për qind nga 58-62, me këtë borxh u ndërtuan dhe u rindërtuan 11 mijë km rrugë. U ndërtuan shkolla dhe kopshte . 720 ujësjellësa dhe kanalizime, ndërtuan dhe rindërtuam mbi 600 qendra shëndetësore në të gjithë vendin. U ndërtuan 11 impiante të ujërave të zeza dhe tani bashkitë e PS i derdhin ujërat e zeza në det. U dyfishuan rrogat dhe pensionet. Padiskutim kishte korrupsion, por nëse merr këto 6 vite, përveç shtrimit të pllakave nëpër sheshet e qytetit, sot nuk ke një rrugët të përfunduar”, tha Berisha./E.B-dritare.net