Bëri namin me rolin si Joker, ja disa fakte interesante që nuk i dini për Joaquin Phoenix!
Dritare.net
Bërja e një filmi kërkon një staf të kualifikuar. Ata e kthejnë në realitet një histori prekëse. Por sidoqoftë, rolin më të madh e ka aktori dhe sidomos protagonisti kryesor dhe në rastin e Joker, është Joaquin Phoenix. Dritare.net ka mbledhur për ju disa fakte interesante për Joaquin.
1- Arsyeja e shenjës në buzën e tij/ Me siguri ju e keni vërejtur këtë pasi është një prej tipareve të tij më unike të fytyrës. Edhe pse mund të mendoni se kjo shenjë u krijua pas një sëmundjeje, operacioni apo aksidenti, e keni gabim. Ai lindi me këtë shenjë.
2- Vendlindja e tij është San Juan, Porto Riko.
3- Gjatë gjithë karrierës së tij, ai është shfaqur në më shumë se 30 filma.
4- Ai është vegjetarian që 3 vjeç.
5- Iu deshën 4 muaj për të arritur të qeshurën e Joker-it, shkruan dritare.net
6- Në vitin 2008 ai njoftoi tërheqjen nga bota e filmit.
7- Në moshën 6-vjeçare, ai e ndryshoi emrin në Leaf.
8- Ai ka punuar si zjarrfikës për një muaj, vetëm për të ushtruar rolin e tij.
9- Ai humbi pothuajse 21 kilogramë për të luajtur Joker.
10- Vëllai i tij, River Phoenix, gjithashtu e nisni karrierën si aktor kur ishte fëmijë.
11- Ai fitoi një Grammy për portretizimin e Johnny Cash.
12- Ai është nominuar për çmim Oskar, 3 herë.
13- Ai luajti Maksin në SpaceCamp, informon dritare.net
14- Ai prodhoi dokumentarin, What the Health
15- Ai preferon të flasë me fansat e tij, në vend që të bëjë foto./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net