Berat, 23 vjeçari i jep fund jetës për shkak të varfërisë
E Mërkurë 14 Dhjetor 2016, 19:07
Dritare.net
Ditën e sotme një 23-vjeçar banues në fshatin Lybeshë të Beratit i ka dhënë fund jetës.
Policia bën me dije se i riu me inicialet J.A është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij nga familjarët.
Nga hetimet paraprake dyshohet që 23-vjeçari të jetë vetëvrarë për shkak se nuk u bënte dot ballë kushteve të rënda ekonomike, raporton gazeta Express.
I riu jetonte në varfëri dhe të vetmin burim të ardhurash kishte punën në pllakat e gurit në malin e Tomorrit.
Gjithashtu, dyshohet se i ndjeri vuante edhe nga depresioni dhe kishte një gjendje të rënduar psikologjike.