Beqiri-Ndokës: Keni krijuar grup të strukturuar kriminal, tërhiqini njerëzit nga rruga e krimit

“E keni kthyer Shqipërinë në një republikë marrëveshje dhe një republikë marrëveshje nuk  funksionon, sikurse nuk eci kjo. Tani rrini, mos shkoni te KZAZ-të sepse morët në qafë ata njerëzit e shkretë, sepse po i fusni në burg”, kështu u shpreh kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar të Shqipërisë, Idajet Beqiri i ftuar në emsionin “Arena” në RTV Ora.

Në diskutim me kreun e PDK Nard Ndokën, Beqiri më tej shtoi se opozita ka krijuar një grup të strukturuar kriminal dhe po fut njerëzit në burg.

LEXO DHE :  I përfshirë në grabitjen e Rinasit, Klement Çalës i sekuestrohen 500 000 euro pasuri

“Ju e keni krijuar grupin e strukturuar kriminal sepse po digjni shkolla, po shkatërroni pasurinë, po prodhoni armë dhe municione që janë të ndaluara me ligj dhe po i hidhni në drejtim të institucioneve të shtetit. Tërhiqini njerëzit nga rruga e krimit dhe në 30 qershor populli që do të shkojë të votojë të shkojë”./I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.