"Bëji rrugët të gjëra, se i prishëm të gjitha pasqyrat e makinave", ja si i përgjigjet Rama komentuesit!
Dritare.net
"Ja si do ta gjeni sezonin e ardhshëm rrugën që përshkon Dhërmiun, kur pas restaurimit të shtëpive të vjetra, vendosjes së kalldrëmeve e të ndriçimit të brendshëm, do të kryhen edhe ndërhyrjet në kthesën panoramike dhe në “ballkonin” natyror, në shpatin jugor të fshatit magjepsës", thotë kreu i qeverisë përkrah fotove të projektit.
Në këtë postim Rama ka replikuar me disa nga komentuesit, të cilët kanë ankesa.
"Shum mir ben qe punon po te pakten beji rruget dy kalimshe se i thyem pasqyrat e makinave" thotë njëri prej tyre. Ndërsa kryeministri i përgjigjet kështu:
"Patjetër do shembim fshatin qe te na rroje pasqyra jote. Po ti shko hidhu nje vrap andej nga Italia e nga Franca dhe shikoje si i vete puna pasqyres, kur te kalosh ne vendet me te bukura te bregdetit, mes fshatrave", ia kthen Rama.
Shikoni komentet më poshtë.
/L.F-dritare.net