Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Befason Trump/ Ndërmjetësuesin Kosovë-Serbi, Grenell e bën drejtor të inteligjencës amerikane!

Befason Trump/ Ndërmjetësuesin Kosovë-Serbi, Grenell e bën

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka befasuar duke emëruar në krye të Ineligjencës Kombëtare Amerikane, ambasadorin e SHBA në Berlin Richard Grenell.

Grenell është gjithashtu i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Inteligjencës Kombëtare. Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të. Unë do të doja të falënderoja Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ai ka bërë, dhe ne mezi presim të punojmë me të nga afër, mbase në një kapacitet tjetër brenda Administratës!”- shkruan Trump në Twitter.

Grenell do të bëhet homoseksuali i parë që Trump i jep një detyrë të lartë në administratën e tij./ I.M-Dritare.net