Bebe Rexha prezantuese e VMA-s: "Ëndrra ime u bë realitet"
E Premte 26 Gusht 2016, 20:08
Dritare.net
Artistja e shumë hiteve muzikore, e cila po pushton tregun muzikor në botë, shprehet tepër e lumtur për pjesëmarrjen e saj në një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në botë.
“Ëndrra ime u bë realitet. Do të prezantoj “MTV Video Music Awards” këtë të diel në vendlindjen time në Madison Square Garden. Surreale”, shkruan në postimin e saj artistja.