Bebe Rexha pas vizitës në Shqipëri: E kam zemrën mal, të dua shqipe!
E Mërkurë 4 Dhjetor 2019, 18:06
Dritare.net
Sot, pas rikthimit në SHBA, Bebe ndërsa poston foto nga vizita te familjet e prekura, shprehet se, i është bërë zemra mal nga mirësia e njerëzve të vendit tonë.
"Dje u ktheva nga një udhëtim dy ditor në Shqipëri, pasi pashë dëmet nga tërmeti dhe takova njerëzit që u prekën. E kam zemrën mal nga mirësia e njerëzve atje, si dhe të gjithëve nga mbarë bota që kanë dhuruar.
Nuk ju falënderoj dot sa duhet. Ne kemi vendosur të ndërtojmë dy shtëpi që u dëmtuan nga tërmeti. Ju lutemi vazhdoni të përhapni informacionin për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim ❤️ Te Dua shqipe.”,- shkruan Bebe./K.C/dritare.net