BE: Soreca përfaqëson pikëpamjet tona, e mbështesim!

Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç përmes një deklarate për media u ka bëre apel autoriteteve shqiptare, dhe partive politike që të mos vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Koçijançiç, më tej shprehet se ambasadori i BE, Luigi Soreca përfaqëson qëndrimet dhe idetë e BE, dhe kjo organizatë e mbështet atë.

Deklarata e Maja Koçijançiç

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

LEXO DHE :  Kryeprokurori Olsian Çela nis detyrën nga Durrësi

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.