BE emëron të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi
E Premte 21 Shkurt 2020, 17:05
Dritare.net
Bashkimi Europian ka emëruar si të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak.
Ka qenë përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, që ka njoftuar edhe Kosovën dhe Serbinë për emrin e ri të të dërguarit special.
“Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi se ky emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së. Josep Borrell kujtoi se ai mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd-Prishtinë’, thuhet në një njoftim nga zyra e Borellit./ I.M-Dritare.net